Këshilltari i Bislimit i reagon Stanos: Që kur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim?

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, në të cilën ka thënë se veprimet e Kosovës për BQK-në dhe komunat paralele janë të njëanshme dhe të pakoordinuara

Klisman Kadiu

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian të hënën se me mbylljen e komunave paralele dhe rregulloren e re të Bankës Qendrore, Kosova po bën veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Kështu ka thënë Kadiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kadiu më tej ka pyetur që kur ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë shqetësuese dhe kontribuojnë në eskalim, ndërsa hapat e Serbisë nuk kanë bërë as që të vihen sanksione ndaj saj.

Madje, Kadiu ka renditur disa nga çështjet, për të cilat, sipas tij, nuk ka pasur reagim të ashpër dhe sanksione ndaj Serbisë.

Ai ka përmendur aeroplanët rus Mig, të cilët kanë fluturuar rreth kufirit të Kosovës në shtator të vitit 2021 nga ana e Serbisë, barrikadat, sulmet ndaj institucioneve, KFOR-it e gazetarëve vitin e kaluar, agresionin në Banjskë e refuzimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“ A kanë qenë të koordinuara Mig-at rus të cilët fluturuan në shtator 2021 rreth kufirit të Kosovës nga ana e Serbisë? Po rritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë në nivelin maksimal dhe stacionimi i trupave pranë kufirit disa herë në tre vitet e fundit? Po mungesa e bashkëpunimit për zgjidhje për targat dhe energjinë në dy vitet e fundit? Po barrikadat në fund korrik 2022? Po djegia e veturave të qytetarëve në veri? Po dorëheqja nga institucionet e Kosovës? Po barrikadat pasuese e sulmi ndaj zyrës së KQZ-së në Mitrovicë? Po bojkotimi i zgjedhjeve? Po sulmi ndaj institucioneve, KFOR-it dhe gazetarëve në maj 2023? Po rrëmbimi i 3 zyrtarëve tanë policor? Po akti i agresionit i Banjskës? Po refuzimi i marrëveshjeve, më specifikisht planit franko-gjerman dhe mosnënshkrimit të tyre? A kanë qenë të gjitha këto hapa që kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe kanë kontribuuar pozitivisht në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagimet gjatë fundjavës ndaj disa zhvillimeve në Kosovë kanë pasur për qëllim që t’i shmangin tensionet pas disa veprimeve të autoriteteve të Kosovës, që BE-ja i ka quajtur “të njëanshme dhe shqetësuese”.

Këtë e ka thënë të hënën në një konferencë me gazetarë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimin e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues, për shkak se ata nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës“, ka thënë Stano.

Me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të përdorë vetëm euron për pagesa, nga 1 shkurti është hequr përdorimi i dinarit serb. Ky vendim i Kosovës u kundërshtua nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij, me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika