Këshilltari i Kurtit – Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili ndër disa kërkesa për Kosovën,  e përmendi edhe formimin e Asociacionit.

Hoxha i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”.

Tutje Hoxha, ka ironizuar me Escobarin në lidhje me qasjen e tij karshi dialogut Kosovë – Serbi.

“Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj– ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun”, ka shkruar Hoxha.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika