Këshilltari i Liburn Aliut reagon për aksionin në MMPHI, përmend edhe “regjimin e vjetër”

Valon Hoti, këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, ka reaguar ndaj bastisjeve në ministri dhe arrestimit të Izedin Bytyqit,

Valon Hoti, këshilltar dhe shef i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar lidhur me bastisjet e fundit në këtë ministri dhe arrestimin e Izedin Bytyqit, zv/sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Hoti ka theksuar se as ministri Aliu dhe as ndonjë anëtar tjetër i kabinetit të tij nuk janë nën hetime për ndonjë çështje.

“Sekuestrohet një revole, telefona, dokumente…” – Prokuroria ndan detaje për aksionin në ministrinë e Liburn Aliut  

“As ministri Aliu e asnjë anëtar i kabinetit nuk është subjekt hetimi PËR ASNJË LËNDË;

Tek rasti i ambalazhuesëve dhe zhurmave që janë bërë në studio televizive, qëndrojmë deri në fund me argumentet dhe faktet që kemi publikuar e të cilat kanë bërë demantim të shumë zërave propagandues gjithandej;

Pavarësisht tentativave që për qëllim kanë denigrimin dhe zbehjen e punëva të pashembullta që jemi duke bërë si Qeveri e Ministri, ne nuk ndalemi. Kemi prishur shumë matematika e ndalur shumë interesa. Prandaj nuk janë aspak të befasishme sulmet e koordinuara si kor.

Jemi të hapur madje edhe të ndihmojmë Prokurorinë e sistemin e drejtësisë për hetimin DERI në FUND të shumë rasteve korruptive që i kemi ndalur por që kanë ndodhur e i kemi denoncuar si kabinet, mirëpo kërkojmë më shumë vullnet e më shumë përkushtim. Mbi 100 lëndë janë të dërguara nga ne në Prokurori. Ende askush nga ne s’është ftuar për t’u pyetur për ndonjërën prej tyre, fatkeqësisht asnjë veprim.

Siç duket para zgjedhjeve përpjekjet e gjithanshme nga ish-regjimi do të jenë që të na pengojnë, por nuk do t’ia dalin as kësaj here. Pra, inskenime mund dhe është e pritshme të bëjnë deri në ditën e zgjedhjeve, por nuk do t’ia dalin”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika