Këshilltari i presidentes i reagon Dedajt: Osmani nuk të shkarkoi për ta emëruar bashkëshortin e saj, të hoqën shkeljet e tua

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj deklaratave të Gjergj Dedajt, i cili ka thënë se nga posti i ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, u largua dhunshëm nga Osmani, e cila sipas tij, e vendosi në atë pozitë burrin e saj. Ndërsa, Kupina ka thënë se shkarkimi i tij nga ana e presidentes është bërë për shkak të shkeljeve të tij

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina dhe Gjergj Dedaj.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj deklaratave të Gjergj Dedaj lidhur me presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar se Dedaj ka zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra njësoj si të Serbisë për presidenten Osmani.

Sipas Kupinës, presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe Dedaj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës.

Në deklaratën e tij, Kupina e quan Dedajn një person që ka përdorur gënjeshtrën si mjet viktimizimi për të përfituar.

“Gjergj Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra lidhur me presidenten Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia. Presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës. Ti e di këtë, por s’të pëlqen ky fakt. Prandaj, sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Ai ka thënë se presidentja Osmani nuk e ka hequr Gjergj Dedajn nga posti i tij për të emëruar bashkëshortin e saj në atë pozitë.

Kupina ka thënë se Dedaj ka shkelur ligjet dhe kriteret për të qëndruar në postin e tij.

Po ashtu, Kupina ka përmendur se bashkëshorti i presidentes Osmani as nuk është dhe as nuk ka qenë ambasador.

Në fund, Kupina ka akuzuar Dedajn për kërcënime me jetë që i ka bërë publikisht ndaj presidentes dhe familjes së saj dhe ka theksuar se ata janë ende në pritje të drejtësisë për këto kërcënime.

“Ne ende jemi në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj presidentes dhe familjes së saj”, ka deklaruar Kupina.

Gjergj Dedaj, është dëshmitari i 33-të (me kodin W03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dedaj u pyet për karrierën politikë të tij ndër vite, ai u përgjigj duke thënë se nga pozita e fundit, ajo e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, u largua dhunshëm nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij, e vendosi në atë pozitë burrin e saj, Prindon Sadriun.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika