Këshilltari i presidentes reagon pas tentimit të protestuesve serbë që të hyjnë në Kosovë
Blerim Vela, këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tentimit të protestuesve serbë që të hyjnë në territorin e Kosovës, përmes pikës kufitare të Jarinjës. Ai ka thënë se protestuesit që tentojnë ta sulmojnë pikën kufitare në Jarinjë, janë ekstremistët e krahut të djathtë nga Serbia, të lidhur me regjimin e presidentit […]
Blerim Vela, këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tentimit të protestuesve serbë që të hyjnë në territorin e Kosovës, përmes pikës kufitare të Jarinjës.
Ai ka thënë se protestuesit që tentojnë ta sulmojnë pikën kufitare në Jarinjë, janë ekstremistët e krahut të djathtë nga Serbia, të lidhur me regjimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe të organizatave ruse.
Po ashtu, ai ka shtuar se këto organizata duhet të dalin jashtë ligjit dhe të ndalohen, pasi sipas tij, janë mjete të destabilizimit të Kosovës dhe rajonit nga Beogradi dhe Moska.
“Ekstremistët e krahut të djathtë nga Serbia, të lidhur me regjimin e Vuçiqit dhe të lidhur me organizatat ruse, sapo u përpoqën të sulmonin pikën kufitare Jarinjë. Këto organizata duhet të dalin jashtë ligjit dhe të ndalohen, pasi janë mjete të destabilizimit të Kosovës dhe rajonit nga Beogradi dhe Moska”, ka shkruar Vela në rrjetin social Twitter.
🚨 Right wing extremists from #Serbia linked to Vučić’s regime & affiliated with Russian organizations just tried to attack Jarinje border crossing.
These organizations must be outlawed & banned as they are tools of Belgrade and Moscow destabilization of #Kosovo and the region. pic.twitter.com/QQyfUTcCKP
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2022
Ndërsa, Policia e Kosovës, sipas burimeve të RTV Dukagjinit, është në dijeni të një plani që serbët janë duke protestuar për ta sulmuar pikën kufitare në Jarinjë.
Një gjë të tillë e kanë pohuar për RTV Dukagjinin, burime brenda këtyre organeve të sigurisë.
Në dijeni për një plan të tillë është edhe misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja që KFOR i ka dyfishuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë dhe kanë vendosur edhe tela gjemborë.
Planin për ta sulmuar pikën kufitare është bërë nga një grup ekstremist serb, të cilin e prin Damjan Knezevic, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.















