Këshilltari i Thaçit për Albin Kurtin: Tani është duke e rrjepur vetveten politikisht, sepse të gjitha ato që i ka kundërshtuar do t’i pranojë
Adil Behramaj ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi-t, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku thënë se për çështjen e Asociacionit i kishte shpallur tradhtarë shumë politikan. “Albin Kurti tani është duke e rrjepur vetveten politikisht, sepse të gjitha ato që i ka kundërshtuar do t’i pranojë”, ka vlerësuar Behramaj. Sipas Behramaj-t, […]
Adil Behramaj ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi-t, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku thënë se për çështjen e Asociacionit i kishte shpallur tradhtarë shumë politikan.
“Albin Kurti tani është duke e rrjepur vetveten politikisht, sepse të gjitha ato që i ka kundërshtuar do t’i pranojë”, ka vlerësuar Behramaj.
Sipas Behramaj-t, kryeministri sa kishte qenë në opozitë që nga vitit 2013 kishte djegur institucione, që për të, Kurti “e ka penguar zhvillimin normal, liberalizimin, integrimin dhe forcimin e shtetit, duke bllokuar vazhdimisht procese”.

“E tash, veç për ta ruajtur karrigen e kryeministrit, po i kapërdin të gjitha ato me të cilat ka abuzuar politikisht dhe ka mashtruar. Albin Kurtit tani i ka mbetur vetëm surrati, pa asnjë vlerë”, ka deklaruar ai.
“Ka mbetur një mashtrues, me kurriz të thyer, që e mohon edhe vetveten dhe nuk tregon kurrfarë konsiderate as për shkarravitjet 15 vjeçare për kauza të rreme. Madje, as për viktimat e politikës së tij, të cilat i përdori për të ardhur në pushtet”, ka përfunduar ish- këshilltari i Thaçi-t.















