Këshilltari i Trumpit merr përgjegjësinë për rrjedhjen e bisedës në Signal

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trumpit, Michael Waltz, ka thënë të martën se merr “përgjegjësinë” për bisedën në grup të zyrtarëve të lartë të administratës, e që përfshinte pa dashje një gazetar dhe zbuloi informacione shumë të ndjeshme rreth sulmeve ajrore të planifikuara në Jemen.

Komentet e Waltzit kanë ardhur një ditë pasi një artikull i postuar në internet nga “The Atlantic,” theksonte se dukej se gabimisht ishte shtuar kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg, në një bisedë që përfshinte 18 zyrtarë të lartë të administratës që diskutonin për planifikimin e sulmit, raporton AP.

Jeffrey Goldberg, kryeredaktor i “Atlantic”, ka zbuluar se ai ishte shtuar në një grup në Signal, një aplikacion privat i mesazheve, që përfshinte nënpresidentin JD Vance, sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, sekretarin e shtetit, Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës që diskutonin për planifikimin e një sulmi ushtarak ndaj Houthit në Jemen.

Presidenti Donald Trump të martën e nënvlerësoi incidentin, duke thënë se ishte “i vetmi defekt në dy muaj” i administratës së tij, pasi ligjvënësit demokratë kritikuan administratën për trajtimin e pakujdesshëm të informacioneve shumë të ndjeshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika