Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi: Termi “personat e zhdukur me dhunë” është i përfshirë në deklaratë, pritja e gjatë duhet të marrë fund

Klisman Kadiu këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimit

Këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se termi “personat e zhdukur me dhunë” është përfshirë në Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kadiu ka deklaruar se tashmë, pritja për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet të marrë fund.

“Pas dakordimit final, publikohet Deklarata për Personat e Zhdukur. Në deklaratë, në paragrafin e dytë, theksohet: “Duke patur parasysh që kjo Deklaratë ndjek kuptimin e ICRC për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me dhunë”. Pra, termi personat e zhdukur me dhunë, është i përfshirë në deklaratë, ashtu siç është shprehur edhe së fundmi, pas takimit të 4 prillit, atëherë dhe kur u arrit ky dakordim në takimin e kryenegociatorëve. Pritja e gjatë dhe e padrejtë për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet tashmë të marrë fund”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë raporton Radio Evropa e Lirë.

Kjo, njëherësh, ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

BE-ja ka publikuar dokumentin e plotë të deklaratës për të Zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë që është nënshkruar në takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në deklaratën e BE-së thuhet se puna do të mbikëqyret nga një Komisioni i Përbashkët që do të kryesohet nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq.

Po ashtu është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukuruve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika