Këshilltarja e Kurtit i reagon ambasadorit Rohde: Serbia është ajo që po e refuzon nënshkrimin e marrëveshjes

Fëllanza Podrimaj, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ambasadorit gjerman Jorn Rohde, pas deklaratës së tij ku përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi

Fëllanza Podrimaj, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ambasadorit gjerman Jorn Rohde, pas deklaratës së tij ku pos që tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte, përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Tema këtë vit është dinamika e humbjes në politikë. A nuk përputhet kjo në mënyrë të përkryer me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë? Të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta siç është Bashkimi Evropian”, shkroi ambasadori Rohde.

Lidhur me këtë, këshiltarja e kreut të ekzekutivit ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse, por që Serbia po e refuzon këtë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së BE-së me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton në çdo front”, ka shkruar ajo në “X”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika