Këshilltarja e Kurtit, kritikë Lajçakut: E pakuptueshme mungesa e takimit me shqiptarët e Luginës
Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Albin Kurtit, ka kritikuar të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Kjo kritikë nga këshilltarja e Kurtit erdhi, pasi, Lajçak u takua më përfaqësuesit e Listës Serbe, por jo edhe me përqafuesit e shqiptarëve në Serbi. “Keqardhje që i nderuari z.Miroslav Lajčak nuk […]
Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Albin Kurtit, ka kritikuar të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo kritikë nga këshilltarja e Kurtit erdhi, pasi, Lajçak u takua më përfaqësuesit e Listës Serbe, por jo edhe me përqafuesit e shqiptarëve në Serbi.
“Keqardhje që i nderuari z.Miroslav Lajčak nuk ka takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Republikën e Serbisë. I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit e listës serbe, të komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, sidomos duke i marrë parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të stabilitetit dhe sigurisë. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Sipas saj, kjo qasje e Lajçak mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizim.
“Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, sikurse tash në veriun e Kosovës. Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane”, ka shtuar Sinani.
Postimi i saj i plotë:















