Këshilltarja Lokale e Bashkimit Evropian kërkon tërheqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe ndëshkimin e Serbisë
Kati Schenberger, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, e ka ngritur zërin dhe ka bërë thirrje të fortë për tërheqjen menjëherë të sanksioneve ndaj Kosovës dhe për ndëshkimin e kërcënimeve të Serbisë kundër Republikës së Kosovës. Në një deklaratë të fuqishme në rrjetin social X, Schenberger ka theksuar se është koha që komuniteti ndërkombëtar të marrë […]
Kati Schenberger, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, e ka ngritur zërin dhe ka bërë thirrje të fortë për tërheqjen menjëherë të sanksioneve ndaj Kosovës dhe për ndëshkimin e kërcënimeve të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.
Në një deklaratë të fuqishme në rrjetin social X, Schenberger ka theksuar se është koha që komuniteti ndërkombëtar të marrë masa konkrete për të sqaruar ato që ndodhën më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë
“Mund ta nënshkruaj edhe atë. Të gjitha sanksionet ndaj Kosovës duhet të tërhiqen menjëherë dhe kërcënimet dhe sulmet e Serbisë kundër Republikës së Kosovës duhet të sqarohen dhe sanksionohen”, ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka përfunduar duke thënë se duhet të ketë ndëshkim të rreptë për këto veprime agresive dhe terroriste, të cilat kanë ndodhur më 24 shtator në Banjskë.
I can sign that too. All sanctions against Kosovo must be withdrawn immediately and Serbia’s threats and attacks against the Republic of Kosovo must be clarified and sanctioned. https://t.co/4TKtz68Tew
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) December 13, 2023















