“Kështjella” e Kadaresë, urë lidhëse e Dua Lipës me origjinën shqiptare

Romani "Kështjella" i autorit Ismail Kadare ka ndihmuar artisten shqiptare, Dua Lipa që të mbajë lidhjen me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës

Dua Lipa





Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, në fjalimin e saj në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër ka thënë se shkrimi i mirë ka fuqinë që t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë.

Ndër të tjera, artistja Lipa vlerësoi librin “Kështjella” të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, që siç thotë ajo ky libër i testoi aftësitë e saj gjuhësore gjatë fëmijërisë.

Po ashtu, ajo ka theksuar se ky libër i ka ndihmuar që të mbajë lidhjet me prejardhjen e familjes së saj dhe identitetin si shqiptare e Kosovës.

“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ai “Kështjella” i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se është një nder të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për leximin e një libri, si ndër kënaqësitë më të thella në botë.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika