Këtë javë, Kuvendi i Kosovës mban dy seanca
Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca, të mërkurën dhe të enjten. Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. “Në këtë mbledhje u miratua mbajtja e dy seancave. Njëra do të mbahet më 1 shkurt të mërkurën, kurse […]
Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca, të mërkurën dhe të enjten.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Në këtë mbledhje u miratua mbajtja e dy seancave. Njëra do të mbahet më 1 shkurt të mërkurën, kurse tjetra të enjten më 2 shkurt. Seanca e ditës së mërkurë do të trajtojë pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme do të fillojë në ora 12:00. Ndërsa, tjetra do të jetë e rregullt, të enjten duke filluar në ora 10:00”.















