Këtë javë s’do të ketë seancë plenare

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se këtë javë nuk do të ketë seancë në Kuvendin e Kosovës për shkak të vizitave zyrtare të deputetëve jashtë vendit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se këtë javë nuk do të ketë asnjë seancë plenare.

Arsyeja për mosmbajtjen e tyre, sipas saj, është për shkak të dy delegacioneve, të cilat janë jashtë vendit.

Ajo bëri të ditur se njëri ka udhëtuar për në Tajvan, kurse tjetri do të takohet me komisionin për stabilizim-asociim.

Kusari – Lila foli edhe për planin evropian dhe takimin e 18 marsit, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Pala kosovare ka prezantuar gatishmërinë për t’u dakorduar për një plan që rrjedh nga propozimi evropian. Presim qasje konstruktive, edhe pse mund të flasim vetëm për njërën palë. A do të ketë sukses takimi në Ohër, mbetet të shihet. Sa i përket përmbajtjes, është ende në proces. Ajo është në mes të palëve”, është shprehur ajo.

Ajo foli edhe në lidhje me shtrenjtimin e energjisë, por nuk bëri të ditur nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo jo.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika