Këtë të hënë mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës

Ilustrim

Këtë të hënë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku në takim pritet të diskutohet për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 11, ku si zakonisht pritet të ketë konferencë për media nga shefat e grupeve parlamentare të kuvendit.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare paraprake e që janë rreth 60.

Seanca e fundit e kuvendit u mbajt të enjten, ku në rend dite ishte edhe projektligji për Trustin, i cili ngjalli shumë polemika mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Pas disa orë diskutimi e përplasje, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi projektligjin në fjalë, gjë që bëri që akuzat ndaj pushtetir të shtohen edhe më shumë nga partitë opozitare.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika