Këtë të premte do të mbahet Samiti BE-Ukrainë në Kiev

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev të premten, duke sjellë premtimin për sanksione të reja kundër Rusisë, por ka të ngjarë të shkatërrojë shpresën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE

Flamujt e Bashkimit Evropian dhe Ukrainës valëviten jashtë ndërtesës së Parlamentit të BE-së, në Bruksel, Belgjikë, 28 shkurt 2022. Reuters, 03.02.2023

Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten në Kiev, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.

Udhëheqësit e BE-së do ta takojnë sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me premtimin për sanksione të reja kundër Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi simbolik me tren për të treguar mbështetjen për Ukrainën, e cila po i afrohet përvjetorit të parë të pushtimit rus.

“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, deklaroi më herët kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.

BE-ja ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit.

Zyrtarët e BE-së kanë renditur kërkesa të shumta për hyrje, nga stabiliteti politik dhe ekonomik deri te miratimi i ligjeve të ndryshme të BE-së. Procesi ka gjasa të zgjasë me vite.

“Disa mund të duan të spekulojnë për ndeshjen e fundit, por e vërteta e thjeshtë është se ne nuk jemi ende atje,” tha një zyrtar i BE-së.

Vendi i fundit që iu bashkua BE-së ishte Kroacia në vitin 2013, një dekadë pas aplikimit zyrtar. Fqinisë së Ukrainës, Polonisë iu deshën 20 vjet deri sa u bashkua në vitin 2004.

Ukraina aplikoi për t’u bashkuar menjëherë pas pushtimit dhe në qershor mori statusin zyrtar të kandidatit nga BE.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika