Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk është licencuar për vitin e ri nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport.

Nëse diçka e tillë nuk arrihet kjo u pamundëson klubeve që të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim.

E, sipas Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS), MKRS-ja ende nuk i ka licensuar edhe 15 federata tjera.

I njëjti komision të premten ka nisur një e-mail në drejtim të FFK-së dhe klubeve duke paraqitur të gjithë materialin se pse nuk po licencohet shtëpia më e madhe e futbollit në vendin tonë.

RTV Dukagjini ka siguruar listën e kushteve që duhet plotësuar për t’u licensuar FFK-ja:

Dokumenti 1
Dokumenti 2
Dokumenti 3
Dokumenti 4