“Këtu jemi”, hiqet afishja e vendosur nga serbët në vendin ku u vra Enver Zymberi

Mëngjesin e sotëm, në vendin ku është vrarë polici hero i Kosovës, Enver Zymberi, është parë një mbishkrim me flamur të Serbisë, në të cilën shkruhej “Këtu jemi, po presim”. Afishja është larguar gjatë ditës nga Policia e Kosovës, edhe pse për këtë veprim akoma nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar

Foto ilustrim

Disa lule të vendosura pak ditë më parë nga kryeministri Albin Kurti, janë shenja e vetme që tregojnë se këtu në Zupç të Zubin Potokut, vite më parë ka ndërruar jetë në krye të detyrës, një polic i Kosovës.

Vizita e Kurtit në vendin ku ndërroi jetë heroi Enver Zymberi, duket se e ka zemëruar dikë.

Dikush që e quan veten “Brigada e Veriut” la mëngjesin e së premtes një simbol, pikërisht aty ku ishin të vendosura lulet.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla vizitojnë vendin e rënies së heroit, Enver Zymberi

Mesazhi ishte: “Ne jemi këtu”, simbol ky i cili është larguar gjatë ditës nga Policia e Kosovës.

Të ashtuquajturën “Brigadë e Veriut”, e ka zemëruar edhe një veprim tjetër i autoriteteve kosovare.

Patrullimi në vijën kufitare përgjatë Liqenit të Ujmanit, ka nxitur madje edhe reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në fakt, sot i ashtuquajturi ministër i tyre i brendshëm njoftoi se ata e kontrollojnë plotësisht liqenin e Gazivodës. Gjë që do të nënkuptonte shkelje të re të marrëveshjes së Brukselit, sepse sipas marrëveshjes, policia në veri duhet t’i takoj Drejtorisë së Veriut, gjegjësisht serbët duhet të jenë aty. Por, atyre me të vërtetë nuk u intereson gjithë kjo”, ka deklaruar Vuçiq.

Një reagim më i ashpër se ky i Vuçiq, u lëshua gjatë ditës nga Lista Serbe.

Ata patrullimet e Policisë së Kosovës në Ujman, i konsiderojnë si përpjekje për ta frikësuar dhe pushtuar popullin serb.

Të premten, patrulla ujore nuk u pa në liqe.

Pamje nga Liqeni i Ujmanit

Para dy javësh, pjesëtarët e Policisë teksa po kryenin disa testime të patrullimit, u sulmuan me armë zjarri nga disa persona.

Nga e gjithë kjo ndodhi, asnjë zyrtar nuk u lëndua.

E ky patrullim në liqenin e Ujmanit, eksperti i sigurisë Bedri Elezi vlerëson se po bëhet në dakordim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Meqë kemi disa ditë që këto aktivitete janë prezente në zonën në fjalë, unë edhe dua të besoj se ka një marrëvëshje, ka një dakordim dhe ka një siguri nga qeveria amerikane që këto sulme të mos ndodhin”, ka deklaruar  Elezi.

Të premten, rrugës që dërgon në Bërnjak janë parë duke patrulluar edhe disa vetura të Njësive Speciale të Kosovës.

E njësitet e KFOR-it, po vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuar në disa pika në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika