KF Bashkimi reagon pas ndalimit të tifogrupit “Arpagjik’t” në Mal të Zi: Kërkohet ndërhyrja e institucioneve të Kosovës

Klubi i Futbollit Bashkimi ka reaguar ashpër pas ndalimit të tifogrupit “Arpagjik’t” në Mal të Zi, duke e cilësuar ngjarjen si “të papranueshme” dhe “padrejtësi të hapur” ndaj qytetarëve të Kosovës.

reagimin zyrtar, klubi thekson se ndalimi i tifozëve është bërë vetëm për shkak të një grafiti me mbishkrimin “UÇK”, ndërkohë që, siç thuhet, “ata nuk kanë kryer asnjë krim”.

“Është e papranueshme që Arpagjik’t të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!”, thuhet në reagimin e KF Bashkimi.

Klubi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Mal të Zi që të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për lirimin e tifozëve, duke siguruar që ata të kthehen të sigurt në Kosovë.

“U bëjmë thirrje institucioneve që të kujdesen që djemtë tanë të lirohen dhe të mos mbahen padrejtësisht”, përfundon reagimi.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë e tifozë nga mbarë vendi po shprehin mbështetjen e tyre për tifogrupin “Arpagjik’t” dhe kërkojnë trajtim dinjitoz nga autoritetet malazeze.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika