KF Dardania SG organizon turneun në futsall ‘Lika Cup’

Foto ilustrim

Në St. Gallen të Zvicrës po mbahet turneu tashmë tradicional në futsall, ‘Lika Cup’ i organizuar nga klubi shqiptar atje, KF Dardania SG.

Turneu ka nisur sot ku janë luajtur tashmë plot 66 ndeshje, ndërsa do të vazhdojë edhe në ditën e nesërme, e që padyshim ky është një organizim mjaft i madh dhe atraktiv për futbollin e vogël.

Në këtë turne po marrin pjesë plot 64 skuadra që vijnë nga e gjithë Evropa, ndërsa turneu në fjalë është mbajtur që nga viti 2012, por që kjo është hera e parë që rikthehet pas periudhës së pandemisë.

Foto nga ndeshja

Në lidhje me këtë organizim ka folur kryetari i klubit KF Dardania SG, Eduard Oroshi, i cili tha se organizimi është i një niveli të lartë.

“Kryesia e klubit ka bërë punë shumë të mirë dhe organizim fenomenal. Janë 64 ekipe që po marrin pjesë nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe ato që vijnë nga Gjermania, Çekia dhe shtete tjera”, u shpreh i pari i klubit KF Dardania SG.

Foto nga ndeshja

“Jemi duke punuar që çdoherë të bëhemi më të suksesshëm, në mënyrë që të arrijmë të konkurrojmë me sa më shumë klube Padyshim që ka shumë punë të organizohet një turne i tillë, por jemi të kënaqur që kemi arritur të bëjmë një organizim kaq të madh”, tha tutje ai.

Pamje nga shikuesit e ndeshjes

Turneu Lika Cup do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me ndeshjet finale, të cilat pritet të jenë tejet interesante.

Padyshim që ky është një organizim mjaft i madh i bërë nga një klub shqiptar në diasporë, dhe njëherësh është një promovim për kulturën sportive nga diaspora jonë, në këtë rast ajo në shtetin e Zvicrës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika