Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ka mbyllur kampionatin si lider në Rrethin e Pçinjës.

Nehat Zulfiu realizoi një het-trick, gjersa Selim Selimi shënoi dy gola të tjerë për të vazhduar me Islam Abdullahun e Lavdrim Bilallin, që shënuan nga një tjetër në këtë fitore të madhe të preshevarëve.

Tashmë, Lugina ka mbyllur kampionatin në vendin e parë me 48 pikë.

Njëherësh, KF Lugina është ngritur një kategori më lart. Në edicionin 2022/23 do të luaj në Ligën Zona Jug, aty ku bën pjesë edhe klubi tjetër shqiptar KF Tërnoci.