KFOR-i amerikan patrullon në Zubin-Potok: Të vendosur të ofrojmë siguri

Ushtarë të KFOR-it amerikanë kanë kryer patrullime në zonën e Zubin-Potokut të dielën, ku sipas tyre janë të gatshëm dhe të vendosur të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR-i patrullon afër kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, ku ndodhi shpërthimi më 29 nëntor.

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë realizuar patrullime të dielën në zonën e Zubin-Potokut, duke theksuar gatishmërinë dhe angazhimin e trupave për të siguruar qytetarët e Kosovës.

KFOR-i, i udhëhequr nga NATO, bëri të ditur se patrullimet dhe vëzhgimet janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë në rajon.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, vazhdojnë të kryejnë patrullime dhe vëzhgime sigurie në Zubin-Potok, Kosovë. Trupat e KFOR-it janë të gatshëm dhe të vendosur të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, KFOR-i ka përsëritur angazhimin e tij për të zbatuar mandatin e përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për të siguruar një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika