Ekipet e KFOR-it kanë arritur në lokacionin i cili njihet si Shkëmbi i Dudës, ku aktualisht gjenden disa kamionë të djegur, të cilët ishin përdorur si barrikadë nga serbët lokalë të veriut të Kosovës.

Një numër i konsiderueshëm automjetesh janë parë në vend të ngjarjes, ku edhe po pritet që pas pak të fillojë largimi i barrikadës së fundit në veri.

No description available.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se janë duke i kryer disa operacione në veri të Kosovës për ta mundësuar në tërësi lëvizjen e lirë.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

No description available.