KFOR-i dhe policia mbajnë takim, diskutojnë për masat që do të zbatohen për shtensionimin e situatës në veri

KFOR-i në takim me policinë e Kosovës kanë diskutuar për masat që do të zbatohen për shtensionimin e situatës në veri

Foto nga arkiva

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Angelo Michele Ristucci të mërkurën është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano e përfaqësues të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it në Twitter, në këtë takim janë diskutuar masat që do të zbatohen për shtensionimin e situatës në veri.

 

KFORI e ka vlerësuar këtë takim “pozitiv dhe konstruktiv” duke thënë se do të pasohet me takime të tjera.

“Ata diskutuan gjerësisht për masat e deeskalimit që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë. Takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndryshe, më 10 korrik, Lajçak dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, kanë konfirmuar se në një takim në Bratisllavë kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.

Një ditë më vonë janë prezantuar edhe hapat konkretë, të cilët parashikojnë tërheqjen e 25 për qind të Policisë së Kosovës nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në fund të verës dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika