Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dhuruar ndihma dhe pajisje në disa komuna të vendit.

Në një njoftim për media, KFOR-i ka bërë të ditur se përmes ekipeve të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), janë realizuar këto donacione:

Një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë,

Pajisje shkollore për një shkollë në komunën e Malishevës,

Pajisje mjekësore në Mamushë,

Një sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në komunën e Deçanit,

Një karrige me rrota elektrike për një qytetar në Istog.

“Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë komunitetin që jeton në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.