KFOR-i intervenon pas gjetjes së një mjeti të pashpërthyer në Deçan

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rastin e kishte raportuar një burrë kosovar, i cili kishte hasur në mjetin gjersa priste dru në pyll

Ilustrim
Ilustrim

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Jedov të Deçanit, të premten.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rastin e kishte raportuar një burrë kosovar, i cili kishte hasur në mjetin gjersa priste dru në pyll.

Për mjetin është përkujdesur njësiti për deminim i KFOR-it.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte në pyll duke prerë dru, kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika