KFOR-i jep detaje për incidentin në veri: Po planifikohen takime në mes të gjitha palëve

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, teksa është deklaruar për incidentin në veri, ka njoftuar se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve të përfshira

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, po heton incidentin indirekt më 25 dhjetor, në afërsi të patrullës së KFOR-it.

KFOR, përmes një komunikate për media, ka theksuar se incidenti është shkaktuar nga persona të panjohur, të armatosur, në zonën e Zubin Potokut.

“Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”, thuhet në njoftim.

“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”.

KFOR-i pret që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve.

“Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe t’i parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”.

Po ashtu, në këtë komunikatë është ritheksuar mbështetja e Komandantit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, për dialogun, për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

“Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces”.

KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit.

“Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999, për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen me dialog”.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, është raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini, kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut. Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj saj e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Me anë të një komunikate për media, Policia ka theksuar se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

KFOR-i konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tyre në Zubin Potok

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika