KFOR-i lë Zveçanin, Peci vazhdon qeverisjen nga Kelmendi

Pjesëtarët e KFOR-it nga e diela nuk do të monitorojnë më objektin komunal në Zveçan. Qe nga dje ketë objekt do ta ruajnë vetëm pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës. Një ditë pas, Ilir Peci ka folur për televizionin Dukagjini, nëse do të shkojë në zyrën e tij në qendër

Tendat e vendosura në majt të vitit të kaluara vazhdojnë të qëndrojnë afër objektit të Komunës së Zvecanit. Në to vazhdojnë të qëndrojnë njerëz ndonëse në numër më të vogël.

Mirëpo këtu nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë ushtarakët ndërkomëbtar.

“ Për nëntë muaj rresht objektin e  Komunës së Zvecanit e kishin monitoruar edhe ekipete  KFOR-it mirëpo që nga e diela këtë punë do ta kryejnë vetëm pjesëtarët elitar të Policisë së Kosovës”.

Këtu janë larguar edhe telat me gjemba që ishin vendosur tek ndalesat përreth komunës.

Në njoftimin e misionit të NATO-së, thuhej se largimi i ushtarakëve nga komuna e Zvecanit po ndodhë pasi që tani situate është stabile.

Ai që këtë objekt do të duhet të qeveriste, kryetari i komunës, Ilir Peci ka treguar për Dukagjinin nëse tani e tutje do të gëzoj zyrën nga objekti komunal

Ilir Peci-Kryetar I Komunës së Zvecanit ka deklaruar se “Na jemi të përgaditur qysh nga sot të shkojmë, por nuk do të ngutemi që të bëjmë ndonjë gabim më situaten, na jemi në kontakt më ambasadorët ndërkombetare dhe më partin tonë dhe shpresoj që në ditëve në vijim të vendosim për këtë”.

Peci, thotë se gjendja në këtë pjesë dallon nga maji i vitit të kaluar.

Ilir Peci-Kryetar I Komunës së Zveçanit ka deklaruar se “ Është një situate shumë më e qetë më krahasu më kohen kur e kom marr udhëheqjen, tash është situate ndryshe, kemi cdo ditë takime më palën serbe dhe tashmë ata vinë me marr edhe dokumentacion këtu”.

Banorët e serb të kësaj ane nuk pranuan që të prononcoheshin nëse e kanë pranuar lehtësisht largimin e KFOR-it nga këtu.

Policia e Kosovës kanë thënë se tash kur ushtarët e KFOR-it nuk qëndrojnë këtu gjendja është stabile dhe nuk ka ndonjë situatë të rrezikshme që është shënduar. KFOR, ishte vendosur përreth këtij objekti që nga maji I 2023, pas eskalimit të situatës pas përzgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika