KFOR-i ndihmon pjesëtarët e Policisë së Kosovës, i transporton ata nga pikat kufitare të Veriut në Jug të Kosovës
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga veriu i vendit falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it për në jug të Kosovës. “Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme PK-ja mban edhe me KFOR-in, të cilët sot për shkaqe shëndetësore kronike kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policor nga veriu në […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga veriu i vendit falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it për në jug të Kosovës.
“Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme PK-ja mban edhe me KFOR-in, të cilët sot për shkaqe shëndetësore kronike kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policor nga veriu në jug” ka thënë Baki Kelani zëdhënësi Policisë së Kosovës për Portalin Dukagjini.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, Policia e Kosovës sipas nevojës bashkëpunon dhe mban kontakte të vazhdueshme me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare” , ka shtuar ai.
Ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishin qenë të bllokuar për 11 ditë në pikat Kufitare me Serbinë në Veri të Kosovës.















