KFOR-I e ka konfirmuar se një përgjigje i është dhënë Serbisë, lidhur me kthimin e një numri të trupave serbe në Kosovë.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, ndonëse KFOR ka konfirmuar lajmin, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

“Mund të konfirmojmë se përgjigja e COMKFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, ka deklaruar KFOR.

Qeveria e Serbisë ia ka dorëzuar më 16.12.2022, një letër KFOR-it, në të cilën, i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë.

KFOR-i i ka kthyer përgjigje Serbisë në kërkesën e tyre për kthim të ushtrisë në Kosovë