KFOR-i thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur paqen në Kosovë
KFOR-i ka njoftuar se komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar takim me përfaqësuesin më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, Dodë Gjergji. Në njoftimin e KFOR-iu thuhet se takimi ishte një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e feve në nxitjen e dialogut dhe konfrontimin e sinqertë mes pozicioneve të ndryshme. Tutje, […]





KFOR-i ka njoftuar se komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar takim me përfaqësuesin më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, Dodë Gjergji.
Në njoftimin e KFOR-iu thuhet se takimi ishte një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e feve në nxitjen e dialogut dhe konfrontimin e sinqertë mes pozicioneve të ndryshme.
Tutje, KFOR-i njofton se ai është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke u bazuar në mandatin e saj në Rezolutës 1244 të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është takuar me peshkopin Dodë Gjergji, përfaqësuesin më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë. Takimi ishte një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e feve në nxitjen e dialogut dhe konfrontimin e sinqertë mes pozicioneve të ndryshme. KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i saj bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999”, ka njoftuar KFOR-i.




















