KFOR-i turk dhuron veshmbathje për fëmijët në Gjilan
Të hënën e 12 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i turk me seli në Gjilan, ka dhuruar veshmbathje dhe lodra për fëmijë në Gjilan. Në njoftim thuhet se kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan me KFOR-in turk me seli në Gjilan. Tutje, njoftohet se veshmbathjet […]





Të hënën e 12 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i turk me seli në Gjilan, ka dhuruar veshmbathje dhe lodra për fëmijë në Gjilan.
Në njoftim thuhet se kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan me KFOR-in turk me seli në Gjilan.
Tutje, njoftohet se veshmbathjet dhe lodrat për fëmijët janë pranuar në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan.
“Ky kontribut është i mirëseardhur dhe do të jetë një ndihmesë për dhomën e miqësisë”, thuhet tutje në njoftimin e Poilicisë së Kosovës.
Mes tjerash, thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për KFOR-in turk për bashkëpunimin mes dy institucioneve të sigurisë.




















