KFOR-i njofton për një patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar për një patrullim sigurie përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë. “Togu italian i inxhinierëve ORF ka kryer një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në reagimin e KFOR-it. Më tutje, KFOR-i ka bërë të ditur se ata janë në shërbim për ofruar një mjedis të […]
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar për një patrullim sigurie përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.
“Togu italian i inxhinierëve ORF ka kryer një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Më tutje, KFOR-i ka bërë të ditur se ata janë në shërbim për ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes”, ka shkruar KFOR.















