KGJK cakton datat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar datat për mbajtjen e proceseve zgjedhore për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni nga gjykatat themelore të vendit.

Në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaqi njoftoi se është miratuar vendimi për organizimin e zgjedhjeve për kandidatin e nominuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Për kandidatët e nominuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë me datën 16 qershor, ditë e marte, me fillim nga ora 13:30. Aprovohet lista e gjyqtarëve që kanë të drejtë vote në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Aprovohet forma e fletëvotimeve për raundin e parë dhe eventualisht raundin e dytë që do të përdoret në procesin e zgjedhjes së kandidatit të nominuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Aprovohet forma e raportit të komisionit që do të përdoret në raundin e parë dhe eventualisht në raundin e dytë në procesin e zgjedhjes së kandidatit të nominuar për anëtar të KGJK-së nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aprovohet forma e raportit të zyrtarit të autorizuar nga Sekretariati i KGJK-së që do të përdoret në procesin e zgjedhjes së kandidatit të nominuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Dhe vendimi hyn në fuqi me datë 9 qershor 2026”, tha Thaqi.

Sipas kalendarit të miratuar, procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KGJK-së do të vazhdojë edhe në gjykatat e tjera themelore.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan, zgjedhjet do të mbahen më 17 qershor duke filluar nga ora 10:00, ndërsa po atë ditë në Gjykatën Themelore në Ferizaj procesi do të nisë nga ora 14:00.

Më 18 qershor, zgjedhjet do të zhvillohen në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga ora 10:00 dhe në Gjykatën Themelore në Pejë nga ora 14:00.

Ndërkaq, në Gjykatën Themelore në Prizren procesi zgjedhor do të mbahet më 19 qershor, me fillim nga ora 11:00.

Pas përfundimit të proceseve zgjedhore në nivel të gjykatave themelore, tubimi zgjedhor do të mbahet më 23 qershor nga ora 13:00, ku pritet të finalizohet përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika