KGJK dhe KPK i reagojnë Kurtit: Nuk jemi si të tjerët, jemi të përgjegjshme dhe të pavarura

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kanë reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës së premte i ka kritikuar për mungesë reagimi ndaj rastit të përdhunimit të 11-vjeçares

Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se të njëjtit kanë qëndruar në heshtje për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë javën e kaluar.

Ndërsa, dy institucionet në fjalë kanë thënë se janë të përgjegjshme, të pavaruara dhe profesionale, dhe sipas tyre nuk janë si disa institucione që përmes reagimeve me deklarata publike nuk përngjajnë në institucione shtetërore.

“Lidhur me këtë rast, ne si institucione kompetente në koordinim të plotë me institucionet tjera relevante, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit me profesionalizëm”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i kanë bërë thirrje Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme, për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit, në mënyrë që sipas tyre viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim.

Ndërkaq, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, iu ka siguruar qytetarëve se janë të vendosur vetëm për përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë rast, dhe të gjitha rastet e tjera pa përjashtim.

Kurti në lidhje me dhunimin e 11-vjeçares: Nuk mjaftojnë vetëm dy dorëheqje

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika