KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është ankuar se mungesa e buxhetit të mjaftueshëm po ua pamundëson punën. Në mbledhjen e sotme ata paralajmëruan se çështjen e buxhetit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Mbi 3 milion e 500 mijë euro borxh ndaj operatorëve dhe të dënuarve pa bazë ka aktualisht Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kjo dhe arsye të tjera, kanë bërë që gjendja financiare e këtij institucioni të mos jetë e mirë. Kërkesat drejtuar qeverisë për rritjen e buxhetit kanë hasur në vesh të shurdhër e për këtë, Këshilli është duke e shqyrtuar mundësinë e ankesës në Gjykatën Kushtetuese.

“Me transferimin e kompetencave nga Ministria e Administratës Publike për menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë, edhe pse në marrëveshje është paraparë që buxheti të transferohet në Këshillin Gjyqësor, nuk është aprovuar dhe nuk është transferuar asnjëherë. Si rezultat i krejt këtyre mungesave, përfshirë edhe mungesa në subvencione që janë të dënuarit pa bazë”, ka thënë sekretari i KGJK-së, Shkëlzen Maliqi.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, tha se që nga themelimi i Këshillit si institucion i pavarur, nuk ka pasur më herët një situatë të tillë sa i përket mungesës së buxhetit.

“Mungesa e theksuar e buxhetit në fakt Këshillin Gjyqësor e bën të pa potencial. Dhe një Këshill për të realizuar funksionin e tij ligjor dhe kushtetues, dhe një Këshill pa fuqi potenciale, të theksuar në mungesat e buxhetit në gjendjen çfarë jemi, duhet thënë krejt hapur cënon pavarësinë e gjyqësorit në veçanti”, ka thënë Thaqi.

Në këtë mbledhje të Këshillit Gjyqësor është zgjedhur Kreshnik Kaçiu kryetar i Gjykatës Administrative, si dhe kanë raportuar disa nga kryetarët e Gjykatave në Kosovë, për punën që është bërë gjatë periudhës  prill-qershor 2026.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika