KGJK miraton listën me shërbime esenciale: Do të zbatohet deri më 8 dhjetor

Të enjten, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka miratuar listën esenciale të shërbimeve, derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin për uljen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve





Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e së enjtes së 24 nëntorit ka miratuar listën esenciale të shërbimeve, derisa qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryesuesi, Albert Zogaj, tha se lista me shërbimet esenciale do të nisë nga sot deri më datën 8 dhjetor 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, gjatë një konference për media mbrëmë ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të reduktohet puna e gjykatave.

Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi të njëjtëve u ishin rritur pagat në vitin 2017 nga Qeveria Haradinaj.

Po ashtu, pas vendimit të KGJK-së për reduktim të punës në sistemin e drejtësisë, është anuluar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për rastin e “53 milionëve” të Bechtel Enkas.

 





Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

Ministrja Haxhiu e quan “skandaloz” vendimin e Gjykatës ndaj Shaban...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur “skandaloz dhe të padrejtë” vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila ka dënuar me 7...

Të fundit nga rubrika