KGJK mirëpret miratimin e Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria

Me anë të një postimi në Facebook, KGJK ka deklaruar se miratimi i Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria shënon një reformë drejt së cilës, qytetarët kanë qasje më të lehtë në shërbimet gjyqësore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mirëpritur miratimin e Koncept Dokumentit për Gjykatën Administrative e të Punës dhe Koncept Dokumentit për Kodin e Procedurës Civile nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, KGJK ka deklaruar se ky hap shënon një reformë drejt së cilës qytetarët kanë qasje më të lehtë në shërbimet gjyqësore.

“Miratimi i këtyre dokumenteve shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës në rrugën e reformës institucionale dhe ligjore, për t’iu garantuar qytetarëve të vendit qasje më të lehtë dhe më efikase në shërbimet gjyqësore. Miratimi i dy dokumenteve me rëndësi strategjike, rrjedhë nga nisma e përbashkët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Supreme dhe është kontribut i përbashkët i të gjitha institucioneve të përfshira, duke i falënderuar në mënyrë të veçantë ekspertët dhe Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, i cili po e mbështet këtë nismë të institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika