Një përplasje e ashpër është zhvilluar mes nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, dhe nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë debatit të transmetuar në emisionin “Debat Plus” ne TV Dukagjini.
Teksa diskutonin për qëndrimet politike dhe të kaluarën e figurave politike, Kica-Xhelili tha se ajo nuk i ndryshon parimet e saj.
“Unë parimet nuk i ndryshoj”, deklaroi ajo.
Konjufca iu kundërpërgjigj duke thënë: “Ti i ndërron vetëm partitë”.
Pas kësaj, Kica-Xhelili e akuzoi Konjufcën për ndryshime të vazhdueshme politike, duke përmendur edhe të kaluarën e tij politike.
“Ti ke qenë në AAK, në SHIK e mandej në Vetëvendosje. Hala i mban kontaktet me plot prej tyre. Mos more. I qelim letrat krejt. S’po të konvenon”, tha Kica-Xhelili.