Kica Xhelili: Le t’i tregoj qeveria pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale në vlerë prej 7,5 miliard euro
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka kërkuar që Qeveria Kurti 2 të jep shpjegime pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale, ndërsa shtete tjera në rajon janë përfshirë në këtë program. “Le t’i tregoj Qeveria sot gjithë sektorit digjital të Kosovës, pse Kosova nuk është […]
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka kërkuar që Qeveria Kurti 2 të jep shpjegime pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale, ndërsa shtete tjera në rajon janë përfshirë në këtë program.
“Le t’i tregoj Qeveria sot gjithë sektorit digjital të Kosovës, pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Europës Digjitale në vlerë prej 7,5 miliard euro, ndërkaq Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut po”, ka shkruar ajo.
Sipas saj rinia e Kosovës e ka merituar që të jetë pjesë e këtij programi më shumë se çdo kush tjetër.
“Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TechHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë. E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej ajo e ka pasur dhe disa pyetje “sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhen për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit? Apo edhe kjo është veç “masë” e jo sanksion? Mëkat, turp, dështim e çka jo!”, ka përfunduar Kicia Xhelili.















