Kica-Xhelili: Nëse s’ndryshon qëndrimi i VV-së, s’ka pse të ndryshojë as LDK-ja
Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili pas dështimit të seancës së 22-të për konstituimin e Kuvendit, ka theksuar se nëse nuk ka ndryshim në qëndrimet e LVV-së, nuk ka as te partia e saj. Ajo ka shtuar se LDK-ja nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje politike. “Sa i përket instistimit të ndryshimit të procesit e kemi […]
Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili pas dështimit të seancës së 22-të për konstituimin e Kuvendit, ka theksuar se nëse nuk ka ndryshim në qëndrimet e LVV-së, nuk ka as te partia e saj.
Ajo ka shtuar se LDK-ja nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje politike.
“Sa i përket instistimit të ndryshimit të procesit e kemi sqaruar që në mes të procesit nuk mund të ndryshohet mënyra e votimit, sepse nuk e kemi përcaktuar ne, por e kanë përcaktuar Rregullorja dhe praktikat kushtetuese.
Nëse nuk ndryshon asgjë në qëndrimet e partisë fituese nuk ka pse të ndryshojë në partinë tonë. Ne nuk jemi pjesë e asnjë marrëveshjeje politike”, ka deklaruar Kica- Xhelili para mediave.















