Kica-Xhelili tregon arsyet e kalimit të saj në LDK

Deputeja Doarsa Kica-Xhelili ka treguar arsyet e saj të largimit nga partia Guxo për në Ldhjen Demokratike të Kosvës. Githashtu ajo ka tregaur se për largimin e saj nga partia Guxo kanë qenë të njoftuar kryesia e kësaj partie

Doarsa-Xhelili-Kica

Doarsa Kica-Xhelili cila është largaur nga partia Guxo për në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ky aderim është zyrtarizuar të enjten.

Ajo ka thënë se tashmë dy kryetarët e partisë Guxo Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë qenë të inofmuar për largimin e saj muaj me parë.

“Njoftimin për tërheqjen, para se të ndodhë kjo që ka ndodhur këto ditë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci e dinin se nuk do të merresha më me Guxo, një muaj apo dy muaj para dorëheqjes reale, më 5 gusht ua dorëzova edhe dorëheqjen zyrtare me shkrim”, ka thën Kica-Xhelili.

Ajo ka treguar pse nuk është deklaruar më herët pas raportimve për dorëheqjen e saj.

“Sapo shkova për pushime, doli në media se jam larguar nga Guxo. Nuk jam përgjigjur sepse për mua korrektësia është shumë e rëndësishme, një copë rrugëtim e kam bërë bashkë me Guxo. Rrjedhimisht, ajo çfarë kam thënë është se do të pres derisa të përmbyllen të gjitha procedurat e kuvendeve zgjedhore. Kjo ishte edhe ajo që ua premtova se do ta bëj”

Ajo gjithashtu tregoi arsyen pse ishte bërë pjesë e listës Guxo dhe gjithashtu dhe largimin nga aty për në Lidhjen Deokratike të Kosovës, ku kjo e fundit sipas saj ka pësuar reforma.

”Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që unë mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit. Unë sot jam në LDK është sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, theksoi Kica-Xhelili… Në listën Guxo hyra për reformën në drejtësi. Këtë e kam thënë gati në çdo takim. Asgjë s’ka ndryshuar. Ende jam për vetting, ende jam për byro” ka thënë Deputja më e re e LDK-së për Klan Kosova.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika