Kidnapuesit lirojnë mbi 280 nxënës nigerianë

Më shumë se 280 nxënës të kidnapuar nga disa sulmues të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, më herët gjatë këtij muaji, janë liruar të dielën

Më shumë se 280 nxënës të kidnapuar nga disa sulmues të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, më herët gjatë këtij muaji, janë liruar të dielën dhe atyre nuk është shkaktuar ndonjë dëm, kanë thënë zyrtarë shtetërorë dhe ata ushtarakë.

Kidnapimet në Kuriga dhe Kaduna, më 7 mars, kanë qenë ndër më të mëdhatë në vjetët e fundit dhe kanë nxitur zemërim kombëtar si dhe ndjenjën e pasigurisë.

Mësuesit dhe banorët patën thënë që rreth 280 nxënës janë kidnapuar, ndërsa ushtria ka thënë fillimisht se 137 nxënës janë liruar.

“Pengjet e liruara, 137, janë 76 vajza dhe 61 djem. Ata janë shpëtuar në shtetin Zamfara dhe do t’i dorëzohen Qeverisë në Kaduna për veprime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi ushtarak, Edward Buba.

Më vonë janë liruar edhe nxënësit tjerë.

Mediat kanë thënë se nxënësit e kidnapuar janë të moshës prej tetë deri në 15 vjec.

Bandat e kriminelëve janë fajësuar për kidnapimet.

Ato vazhdimisht i kanë cak komunitetet në Nigeri, plaçkitin fshatrat dhe kryejnë kidnapime masive.

Familjarët kanë thënë se kidnapuesit kanë kërkuar shumë para në këmbim të fëmijëve, mirëpo presidenti i shtetit Bola Ahmed Tinubu ka urdhëruar që të mos kryehen pagesa.

Viktimat e kidnapimit në Nigeri zakonisht lirohen pas negociatave me autoritetet.

Një ligj i vitit 2022 e ka ndaluar që kidnapuesit të paguhen në këmbim të personave të rrëmbyer, dhe autoritetet mohojnë se bëjnë pagesa të tilla në mënyrë të jashtëligjshme./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika