Kievi identifikon të burgosurin ukrainas që mendohet se u ekzekutua nga rusët

Brigada e 30-të e Mekanizuar e Ukrainës tha në një deklaratë në Telegram më 7 mars se e ka identifikuar ushtarin e ekzekutuar, bazuar në të dhënat paraprake

Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarët e saj që duket se është ekzekutuar nga trupat ruse, në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, duke nxitur thirrjet nga Kievi për hetim të krimeve të luftës.

Brigada e 30-të e Mekanizuar e Ukrainës tha në një deklaratë në Telegram më 7 mars se e ka identifikuar ushtarin e ekzekutuar, bazuar në të dhënat paraprake.

“Timofiy Shadura është listuar si i zhdukur që nga 3 shkurti 2023 në zonën e Bahmutit. Aktualisht trupi i ushtarakut tonë ndodhet në territorin e pushtuar përkohësisht. Konfirmimi përfundimtar i personit do të bëhet pas kthimit të trupit dhe ekzaminimeve përkatëse”, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Dje, autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”.

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsiderohen krime lufte.

Edhe më herët Ukraina e ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika