Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është vënë nën sulm me raketa ruse të premten, ndërsa fillimisht nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur përmes aplikacionit Telegram se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar për t’u përballur me raketat ruse. Shpërthimet janë dëgjuar edhe nga dëshmitarë të Reuters në kryeqytetin ukrainas.
Alarmi ajror u hoq pas rreth 40 minutash.
Ndërkohë, në qytetin port të Odesës, në jug të Ukrainës, forcat ruse kryen dy sulme, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.
Sipas tij, sulmi i dytë ndodhi ndërsa ekipet e emergjencës ndodheshin tashmë në vendngjarje.
Kiper tha se 10 persona janë plagosur, ndërsa një ndërtesë administrative dhe disa automjete janë dëmtuar.