Kievi thotë se janë vrarë tre persona nga sulmet ruse në Herson

Janë vrarë tre persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe një foshnjë, gjatë bombardimeve në Herson

Një veturë e djegur si pasojë e sulmeve ruse në Herson, jug të Ukrainës, më 13 nëntor 2023. Foto nga rrjetet sociale

Guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin, ka thënë se tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një foshnjë, gjatë bombardimeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson.

Në fund të vitit të kaluar, trupat ruse e braktisën qytetin e Hersonit dhe bregun perëndimor të lumit Dnjepër, por tani po i granatojnë rregullisht këto zona nga pozicionet në bregun lindor.

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë granatimeve në pjesën qendrore të qytetit, tha Prokudin në “Telegram”, shkruan REL.

Në një tjetër mesazh, guvernatori tha se një spital në qytet u sulmua nga rusët, ndërsa më herët të hënën një veturë u qëllua në periferi të Hersonit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën një foshnjë dymuajshe dhe nëna e saj.

Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika