“Lufta e Tretë Botërore është gati të fillojë për shkak të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe të gjithë duhet të jenë gati për të”, ka thënë Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un sipas këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Gerashchenko ka thënë se kjo është raportuar nga mediat ruse duke iu referuar Agjencisë Qendrore Telegrafike Koreane.

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se “flakët e luftës” mund të përhapen nga Lindja e Mesme në rajone të tjera të botës”.

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Palestinës ka nisur tensionet në Lindjen e Mesme në prag të përshkallëzimit të një konflikti.

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë marrë masa duke dërguar dy aeroplanmbajtëse në detin e Mesdh ndërsa Kina i ka dërguar po ashtu 6 anije luftarake në Lindjen e Mesme.

North Korean dictator Kim Jong Un said that “the Third World War is about to start due to the escalation in the Middle East, and everyone should be ready for it”. – This is reported by Russian media with reference to the Korean Central Telegraphic Agency.
He said that “the flames… pic.twitter.com/zUd86YAHq5

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) October 28, 2023