Kina dërgon avionë luftarakë pranë Tajvanit pas takimeve në SHBA të presidentes Ing-wen

Kina ka dërguar anije dhe avionë luftarakë drejt Tajvanit të shtunën, në shenjë hakmarrjeje për takimin ndërmjet kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe presidentes së ishullit të vetëqeverisur të Tajvanit, për të cilin Pekini thotë se është territor kinez

Kina dërgoi anije dhe avionë luftarakë drejt Tajvanit të shtunën, njoftuan autoritetet tajvaneze, në shenjë hakmarrjeje për takimin ndërmjet kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe presidentes së ishullit të vetëqeverisur të Tajvanit, për të cilin Pekini thotë se është territor kinez.

Ushtria kineze njoftoi fillimin e patrullimit ushtarak triditor, si një paralajmërim për tajvanezët që duan ta bëjnë të përhershme pavarësinë de facto të ishullit.

Të shtunën, tetë anije luftarake dhe 42 avionë u zbuluan pranë Tajvanit. 29 prej tyre fluturuan përgjatë vijës së ngushticës që ndan ishullin nga Kina, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit.

Ushtria kineze nuk dha asnjë sinjal nëse patrullimet mund të përfshijnë përsëritjen e stërvitjeve të mëparshme si lëshimi i raketave në det, çfarë patën shkaktuar ndëprerjen e tansportit ajror dhe detar.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, së bashku me disa ligjvënës të tjerë, u takuan të enjten në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni, me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen, për të treguar mbështetje ndaj ishullit përballë kërcënimeve nga Kina.

Pekini u përgjigj të premten duke vendosur ndalim udhëtimi dhe sanksione financiare kundër grupeve dhe individëve amerikanë të lidhur me vizitën e presidentes Tsai në Shtetet e Bashkuara.

Tajvani u nda nga Kina në vitin 1949 pas luftës civile. Partia Komuniste që udhëheq Kinën thotë se ishulli është territor kinez dhe ka paralajmëruar edhe marrjen me forcë nëse është e nevojshme.

Pekini pretendon se kontakti me autoritetet e huaja e inkurajon Tajvanin që kërkon formalisht pavarësinë, një hap që sipas udhëheqjes kineze mund të shkaktojë luftë. VoA

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika