Kina do ta dërgojë një ekip prej tre astronautësh në hapësirë

Kina do ta dërgojë një ekip prej tre astronautësh në hapësirë. Programi hapësinor i Kinës nisi astronautin e saj të parë në orbitë në 2003, duke e bërë Kinënvendin e tretë që e bën këtë, pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së

Astronautët kinezë nga e majta Cai Xuzhe, Chen Dong dhe Liu Yang, djathtas. Foto: AP

Agjensia Hapësinore e Kinës, bëri të ditur se janë duke e përgatitur një ekip prej tre personazhesh, për ta përfunduar punën në stacionin e tyre në orbitën hapësinore.

Ekuipazhi i Shenzhou 14 do të kalojë gjashtë muaj në stacionin Tiangong, ku do ta mbikëqyrë shtimin e dy moduleve laboratorike, për t’u bashkuar me hapësirën kryesore Tianhe që u lansua në prill 2021, raporton AP.

Anija kozmike do të niset të dielën në mëngjes rreth orës 10:44 nga qendra satelitore Jiuquan, e cila gjendet buzë të shkretëtirës Gobi.

Programi hapësinor i Kinës nisi astronautin e saj të parë në orbitë në 2003, duke e bërë Kinën vendin e tretë që e bën këtë, pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

Vitin e kaluar kanë dërguar robotë të llojit rover në Hënë, dhe po ashtu kanë vendosur një në Mars.

Kina ka kthyer mostrat hënore në tokë, dhe kështu janë shfaqur diskutimet për një mision të mundshëm të ekuipazhit në Hënë.

Programi hapësinor i Kinës drejtohet nga krahu ushtarak i Partisë Komuniste në pushtet, Ushtria Çlirimtare Popullore, duke bërë që SHBA ta përjashtojë atë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Chen, Liu dhe Cai do të bashkohen në fund të misionit të tyre për tre deri në pesë ditë nga ekuipazhi i  ardhshëm i Shenzhou 15, duke shënuar kështu herën e parë që stacioni do t’i ketë gjashtë persona në bord.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika