Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm për vizitë në Ukrainë e Rusi

Kina do të dërgojë përfaqësuesin e saj të posaçëm për çështjet euroaziatike në Ukrainë e Rusi dhe vende të tjera evropiane nga 15 maji, për të promovuar bisedimet e paqes, tha të premten Ministria e Jashtme kineze.

“Vizita e një përfaqësuesi kinez është një manifestim i përkushtimit të Kinës për të promovuar bisedimet e paqes”, tha në një konferencë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze, Wang Wenbin, shkruan REL.

Presidenti kinez, Xi Jinping, foli me telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar, ku tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët që kërkojnë paqe.

Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi Zelenskyt, sipas raporteve të medias shtetërore kineze.

Li Hui, ambasadori i Kinës në Rusi nga viti 2009 në 2019, është diplomati kinez i rangut më të lartë që viziton Ukrainën që nga pushtimi i Moskës vitin e kaluar.

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme, Pekini në muajt e fundit ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës me një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave në botë.

Por, teksa Kina thotë se është një palë neutrale në luftën në Ukrainë, ajo është kritikuar për refuzimin e dënimit të Moskës për pushtimin e vendit.

Pavarësisht thirrjeve të Kinës për paqe, ajo është rreshtuar kryesisht me qëndrimin e Rusisë, e cila fajëson NATO-n për kërcënimin e vendit për shkak të ambicieve për t’u zgjeruar drejt lindjes dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e konfliktit, duke siguruar tanke dhe raketa.

Aleatët perëndimorë i kanë parë me skepticizëm përpjekjet e Kinës për të ndërmjetësuar bisedime për paqe në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika